Shkup, 16 shkurt – Të premten e ardhshme, më 23 shkurt, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të jetë i hapur për vizitë nga ana e qytetarëve.
Siç potencojnë nga pres shërbimi kuvendor, kjo paraqet mundësi që vizitorët ta shohin brendësinë e ndërtesës si vend historik i rëndësishëm i shtetësisë së Maqedonisë dhe të marrin përgjigje të pyetjeve të tyre.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është i hapur për vizitë çdo të premte të fundit të muajit, ndërsa qytetarët e interesuar duhet të paraqiten në numrin e telefonit 02/3182-227 ose në e-mail adresën [email protected], më së voni pesë ditë para vizitës.