Rreth orës 19 sipas kohës lokale, nëse nuk ka prolongime dhe vonesa për shkak të fjalimeve të deputetëve, pritet të mbahet edhe votimi në Parlamentin grek për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Shkurt pas orës 10.30 sot në mëngjes, filloi debati në seancën plenare, që është në vijim, për projekt-ligjin nga Ministria e Punëve të Jashtme “Ratifikimi i Protokollit drejt Marrëveshjes Veriatlantike për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Votimi, njëjtë sikurse për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës do të jetë me thirrjen e të gjithë 300 deputetëve të cilët duhet të thonë nëse votojnë “për”, “kundër” apo “abstenojnë” për projekt-ligjin konkret.(koha.mk)