Athinë, 16 maj – Komisioni për shenja tregtare dhe emra tregtarë sot në Selanik do të mbajë takim të parë, sipas asaj që dje e zbuloi ministrja alternative për punë të jashtme të Greqisë, Sia Anaganostopulu gjatë kohës së debatit në Parlamentin grek për ratifikim të ligjeve që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara në Shkup në mars dhe prill të këtij viti për hapjen e vendkalimeve të reja, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë, transmeton Koha.mk
Ministrja alternative e diplomacisë ka thënë se “biznesmenët e dy palëve do t’i vendosin temat të cilat u lanë të pazgjidhura derisa nuk është nënshkruar Marrëveshja e Prespës”.
Pas një debati 90 minutësh, me votat e SYRIZA-s, Potamit dhe Aleancës Demokratike, Parlamenti grek i votoi projekt ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapje të vendkalimeve të reja kufitare tek Markova noga mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Demokracia e Re, Agimi Artë dhe Lidhja e centralistëve ishin kundër, ndërsa Partia Komuniste votoi me abstenim.
Për dy propozim ligjet, deputetët e pranishëm në Parlament, në dy votime të veçanta elektronike, e shprehën qëndrimin e tyre, i cili u numërua si qëndrim i partisë. Votimit i ka paraprirë një debat që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.
Lidhur me ratifikimin e dy marrëveshjeve, të cilat ishin temë e seancës plenare të sotme, Anagnostopulu tha se u pa dobia praktike e Marrëveshjes së Prespës dhe vuri në dukje se hapja e kalimeve kufitare ishte një kërkesë e popullatës lokale.
Anangostopulu edhe njëherë përsëriti kategorikisht se pa Marrëveshjen e Prespës dhe me kornizën e mëparshme që përcaktoi marrëdhëniet e të dy vendeve, kalimet kufitare nuk mund të hapeshin, sepse kjo kornizë ishte i njëjtë me atë të vitit 1959 midis Greqisë dhe Jugosllavisë. Ajo theksoi se në Parlamentin e Greqisë asnjëherë më parë nuk erdhi asnjë ligj që vlen për të dy vendet, sepse kishte një problem me emrin.
“Marrëveshja e Prespës i çliroi duart e shtetit grek dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Kjo marrëveshje ishte e nevojshme”, tha Anagnostopulu.
Lidhur me financimin e kalimeve kufitare, shefja alternative e diplomacisë greke shpjegoi se do të jetë nga programet evropiane.
“Për Lemosin pranë Follorinës, tashmë kërkohet katër milionë euro nga programi Intereg. Dy milionë euro mbetën nga “Egnatia Odos” për rajonin Pella. Kryebashkiaku i Prespës dhe prefekti i zonës së Maqedonisë Perëndimore erdhën në zyrën time dhe më kërkuan para Pashkëve që të ligjërohet, kalimi ndërkufitar. Ata më thanë se periferia i ka marrë kostot e nevojshme për të ecur përpara me këtë projekt. Ky është një projekt zhvillimi në të dyja rastet, si në Pella edhe në rajonin e Follorinës”, tha Anagnostopolu.
Nënkryetarja e Parlamentit, Tasia Hristodullopullu i ka përsëritur pozitat e partive për marrëveshje konkrete, ashtu siç janë shprehur dje në Komision. SYRIZA dhe Potami janë “për”, Demokracia e Re dhe Agimi i Artë kundër, Aleanca Demokratike nuk e kumtoi qëndrimin, Partia Komuniste e Greqisë është e përmbajtur, ndërsa Aleanca e centralistëve mungon.
Hristodullopullu kërkoi që të mbajnë fjalime ata deputetë të cilët kanë ankesa ose nuk pajtohen me ligjet e propozuara.
I pari për fjalë u paraqit përgjegjësi për politikë të jashtme në Demokracinë e Re opozitare, deputeti Jorgos Kumucakos, por u pendua pasi vërejti se janë të zbrazëta ulëset qeveritare.
“Ku është qeveria? Ku është ministrja?”, pyeti Kumucakos dhe tha se do të pret të vijë ministrja alternative e punëve të jashtme, Sia Anagnostopullu.
Ai që nuk deshi të prit, ishte deputeti nga Agimi i Artë, Hristos Papas, i cili i pari mbajti fjalim dhe sqaroi se pse ata janë kundër marrëveshjes, duke thënë se “nuk ekziston shtet me emër Maqedonia e Veriut”. (koha.mk)