Paris, 30 nëntor – Shumica parlamentare në Parlamentin francez do të propozojë një version të ri të nenit 24 nga draft-ligji për sigurinë globale, i cili i referohet ndalesës së transmetimit të imazheve dhe video materialeve të oficerëve të policisë gjatë ndërhyrjes.
Pikërisht ky nen i draft-ligjit shkaktoi pakënaqësi të mëdha tek francezët, kritika në media dhe dënim të organizatave për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive.
“Shumica parlamentare do të propozojë që neni 24 të rishkruhet, pasi ka ende disa dyshime rreth tij”, deklaroi shefi i grupit parlamentar në pushtet Republika në lëvizje (LREM), Kristof Kastaner.
Kundërshtarët e këtij neni vlerësuan se paraqet pengesë për të drejtën për informim të lirë dhe e kërkuan tërheqjen e tij të plotë nga teksti i ligjit të ardhshëm.
Në Francë të shtunën u mbajtën protesta kundër këtij ligji.