Bruksel, 3 tetor – Propozimet e kryeministrit britanik Boris Xhonson, për Marrëveshjen e Britanisë së Madhe për largimin nga Bashkimi Evropian, “as nga afër” nuk përputhen me kompromisin që duhet bërë. Ky konstatim ka ardhur nga Grupi drejtues i Parlamentit Evropian për Bregzitin.
Pasi që negociatori kryesor për Bregzitin, Mishell Barnie e informoi këtë trup me propozimet e kryeministrit britanike, Grupi drejtues i PE-së për Bregzitin kumtoi se propozimet e Xhonsonit janë “hap mbrapa në vend të progresit” drejt një marrëveshje të thjeshtë, ndërkohë që afrohet afati përfundimtar 31 tetori, për largimin e Britanisë së Madhe.
“Propozimet britanike janë të pamjaftueshme dhe paraqesin një largim të madh nga qëllimet dhe obligimet e përbashkëta”, thuhet në kumtesën e Grupit drejtues të KE-së.
Grupi drejtues ka përfshirë ekspertë nga të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Evropian, të cilët duhet ta miratojnë Marrëveshjen për Bregzitin, para se ajo të bëhet zyrtare.