Parlamenti Evropian me rezolutë të jashtëzakonshme për negociata me Maqedoninë

Bruksel, 23 tetor – Parlamenti Evropian sot në rend dite në seancë plenare duhet ta vendosë rezolutë të jashtëzakonshme me të cilën sërish do të kërkojë hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Parlamenti Evropian tashmë është prononcuar se Shkupi dhe Tirana t’i fillojnë negociatat inkuadruese me Unionin, ndërsa rezoluta e jashtëzakonshme vjen pasi BE-ja nuk arriti konsensus në samitin e fundit, para së gjithash për shkak të kundërshtimit të Francës.

Rezoluta duhet të gjendet në rend dite në seancën në Strasburg, ndërsa debati do të mbahet pasdite.

Parlamenti Evropian do të duhej të theksojë se u vjen keq për shkak të vendimit të vendeve-anëtare ta bllokojnë fillimin e negociatave me të dyja vendet. Në versionin e Grupit socialdemokrat kritikohet “roli i presidentit të Francës dhe vendeve të tjera anëtare lidhur me këtë pikëpamje”.

Deputetët pritet t’ua potencojnë vendeve-anëtare  se Këshilli duhet të mbajë përgjegjësi për vendimin, të sillet në pajtim me përpjekjet  personave dhe t’i përmbahet parimit të meritave personale në vlerësimin e vendeve kandidate.

Amendamentet e propozuara parashikojnë ta përshëndesin “vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të përparojë në agjendën reformuese të BE-së”, si dhe fuqimisht ta përgëzojë “diplomacinë pozitive të Maqedonisë së Veriut”, veçanërisht lidhur me marrëveshjet dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë”. (koha.mk)