Parlamenti Evropian sot votoi për pezullim njëvjeçar të detyrimeve doganore për importet e mallrave nga Ukraina, në mënyrë që të mbështesë ekonominë e atij vendi të shkatërruar nga lufta.
Pro kësaj mase të përkohshme votuan 515 deputetë të Parlamentit Evropian, 32 ishin kundër dhe 11 abstenuan.
Masa përfshin pezullimin e detyrimeve doganore për importet e produkteve industriale, frutave, perimeve dhe çelikut.
BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Ukrainës, duke llogaritur më shumë se 40% të tregtisë së saj vitin e kaluar. Para luftës, Ukraina ishte partneri i 15-të më i madh tregtar i BE-së, duke përbërë rreth 1.2% të tregtisë së saj.
Në vitin 2016, BE-ja dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje asocimi që synonte hapjen e tregjeve të Ukrainës dhe thellimin e lidhjeve të vendit me Evropën.