Bruksel, 22 janar – Parlamenti evropian dje miratoi rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që ta njohë Huan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës, pasi që Unioni ta reduktojë statusin e tij në fillim të këtij muaji.
Të gjitha 27 vendet-anëtare të BE-së më 6 janar vendosën se tashmë nuk mundet ligjërisht ta njohin Guaidon si shef legjitim të shtetit pasi që ai e humbi funksionin kryetar i parlamentit edhe përkundër asaj që BE-ja nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në dhjetor në Venezuelë.
Rezoluta, e miratuar me 391 vota “për” dhe 114 “kundër”, me 177 të përmbajtur, nuk është juridikisht obliguese, por ka peshë politike.
Parlamenti evropian “u bën thirrje … vendeve-anëtare, pa hamendje ta njohin vazhdimin kushtetues të Kuvendit legjitim nacional të Venezuelës të zgjedhur në vitin 2015 dhe presidentin e përkohshëm legjitim të Venezuelës, Huan Guaido, ceket në rezolutë.
SHBA-ja dhe Britania ende e konsiderojnë Guaidon si lider të vërtetë të Venezuelës pas rizgjedhjes kontroverse të presidentit Nikolla Maduro në vitin 2018.
Diplomatët e BE-së cekën se Unioni nuk e njeh Maduron president.