Parlamenti edhe këtë javë nuk do të debatojë për ligjin për gjuhët

Shkup, 5 shkurt  – Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk ka informacion kur dhe nëse do të debatojë për 35.569 amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë, me të cilën avancohet përdorimi i i gjuhës shqipe. Ligji u miratua më 11 janar, por një javë më vonë presidenti vendosi veto dhe e ktheu në Parlament me një sërë vërejtje, të cilat ishin arsye për dorëzimin e numrit rekord të amendamenteve nga ana e opozitës.

Nga kabineti i kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi informojnë se amendamentet janë përkthyer dhe se ato tani teknikisht rregullohen dhe grupohen, por se ende nuk dihet kur do të debatohet për ato. Amendamentet janë në rend dite të seancës së 32-të si pika e tetë, por ajo u kalua me arsyetimin se nuk janë krijuar kushte teknike që të debatohet për ato. Në këtë seancë në rend dite janë edhe ndryshimet e ligjit me të cilin ulen shpenzimet rrugore të deputetëve dhe personave tjerë të zgjedhur, ligji për lëndët e para, në procedurë të shkurtuar, si dhe plane tjera financiare, vendime dhe raporte.

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi sot paradite realizoi takim të rregullt koordinues me përfaqësuesit e grupit të deputetëve, por nga ky takim zyrtare është se aktivitete e dakorduara për këtë javë do të publikohen në ueb faqen e shtëpisë ligjdhënëse. Tani për tani nuk janë caktuar seanca të reja plenare, e as vazhdime të disa seancave veçmë të filluara.

Një prej arsyetimeve pse nuk ka seanca këtë javë është ajo se një numër i madh deputetësh janë në udhëtime zyrtare jashtë vendit apo në seminare.

Tani për tani këtë javë janë caktuar vetëm takimet e nesërme të drejtorit politik të angazhuar për Ros-Rrot seminarin në Shkup, Henrik Blidal me spikerin Xhaferi dhe me deputetin Ilija Simovski, shef i delegacionit të Kuvendit të AP NATO dhe anëtarëve, si dhe përfaqësues të shërbimit kuvendor, si dhe seanca të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive dhe Komisionit Ligjdhënës-Juridik i caktuar për të enjten.

Nuk ka informacione as nëse nisma e deputetit Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja për plotësimin e përbërjes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të vendoset në seancën e parë të ardhshme.