Shkup, 27 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor pritet që nesër t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor dhe rivotimit më 25 dhjetor, me çka do t’i hap rrugë konstituimit të Parlamentit të ri, që është paralajmëruar të ndodhë këtë të premte, më 30 dhjetor. Ndërkohë, sipas Marrëveshjes politike të Përzhinos, shkruan gazeta KOHA, 24 orë pas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, ministrat e LSDM-së Oliver Spasosvki në Ministrinë e punëve të brendshme dhe Frosina Ramenski në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, do të shkarkohen nga detyra, ndërsa kompetencat e tyre do t’i marrin zëvendësministrat aktual në këto dikastere, Agim Nuhiu nga BDI dhe Ibrahim Ibrahim nga partia e Amdi Bajramit. Sa i përket konstituimit të Parlamentit, seancën e parë konstituive sipas rregullores e konvokon kryetari i deritanishëm i Parlamentit, në këtë rast Trajko Veljanvski, por me seancën udhëheq deputeti më i vjetër, në këtë rast Branko Manojllovski nga BDI, i cili deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re do të caktojë dy zëvendës të cilat do të ndihmojnë atë në kryerjen e funksionit. Sipas informacioneve jozyrtare, Parlamenti do të mbetet pa kryetar për një kohë të caktuar, deri në një marrëveshjen përfundimtare të partive politike rreth koalicionimit për Qeverinë e re. Sipas Kushtetutës, dhjetë ditë pas konstituimit të Parlamentit, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka për detyrë mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Parlament. Në këtë drejtim, ka zëra në opinion se presidenti Ivanov edhe nëse VMRO nuk arrin të krijojë shumicën prej 61 deputetësh në Parlament, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski. Ndryshe mund të ndodh nëse LSDM me BDI dhe njërën nga tre partitë tjera Lëvizja BESA… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.