Parlamenti do të zgjedhë zëvendësministër të Shëndetësisë

Shkup, 12 nëntor – Parlamenti sot do ta mbajë seancën e 120-të në të cilën duhet të zgjidhet zëvendësministri i Shëndetësisë, njofton KOHA.

Kuvendi për zëvendësministri të ri të Shëndetësisë e propozon Armend Arsllanin, specialist i Urologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në UKIM, i cili më parë ka punuar si mjek i mjekësisë së përgjithshme në Spitalin e Specializuar të Nefrologjisë në Strugë.

Arslani duhet të vijë në vendin e Asim Musës, i cili dha dorëheqje nga funksioni pas skandalit se ka marrë ryshfet nga një pacient nga Shqipëria për t’i mundësuar operacion në Strugë. (koha.mk)