Tiranë, 8 korrik – Pasdite dhe mbrëmje e nxehtë në paralajmërim në planin politik e pret sot Shqipërinë.
Dhoma ligjdhënëse në ora 17 e fillon seancën plenare për formimin e komisionit anketues për presidentin Ilir Meta, ndërsa opozita në ora 20 do ta mbajë “protestën e 10-të kombëtare”.
Propozimi i Komisionit ligjdhënës parlamentar për formimin e komisionit anketues, i cili duhet të verifikojë nëse presidenti Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale është pika e vetme në rend të ditës.
Paraprakisht, dekretin si të pavlefshëm e vlerësoi Komisioni qendror i zgjedhjeve, pa votën e presidentit si dhe Kolegji zgjedhor (gjykata zgjedhore), me të cilin megjithatë nuk pajtohet Meta, i cili konsideron se dekreti bazohet në kompetencat e tij kushtetuese dhe është i obligueshëm për implementim nga të gjithë.
Pritet që seanca plenare të përfundojë para fillimit të protestës së opozitës, e cila është e para pas zgjedhjeve lokale më 30 qershor, të cilat ajo i bojkotoi.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, për sigurinë e protestës do të angazhohen 1.300 deri 1.500 policë, ndërsa njësia për intervenim të shpejtë “Shqiponja”, si dhe pjesëtarët e Gardës kombëtare do të jenë në gatishmëri të plotë.