Shkup, 29 janar – Parlamenti i Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së 81-të duhet të debatojë për interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, njofton koha.mk
Për këtë pikë, deputetët duhej të debatonin dje, por për shkak të obligimeve të ministrit DImitrov është shtyrë për sot. Iniciatorët e interpelancës e akuzojnë DImitrovin se në mënyrë të papërgjegjshme e ka kryer funksionin, si dhe për udhëheqjen e keqe të diplomacisë në dëm të interesave kombëtare dhe shtetërore, ndërsa i tërheqin vëmendjen edhe për Marrëveshjen e Prespës.
Në rend dite të seancës, mes tjerash, është edhe propozimi i disa deputetëve për plotësimin e Ligjit për deputetët, me të cilin kur do të miratohet, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski do t’i hiqet paga e deputetit.
“Nëse deputeti është i dënuar me aktvendim përfundimtar të gjykatës me dënim me burg më gjatë se gjatë muajt, e humb të drejtën e pagesës së pagës, madje të ardhura personale dhe kompensime të shpenzimeve”, thotë neni që deputetët e propozojnë si shtesë të Ligjit.
Nëse votohet propozimi, Gruevski do ta humbë pagën e deputetit, sepse është i dënuar në dy vjet burg për furnizimin e mercedesit të blinduar luksoz në lëndën e PSP-së “Tenk”.
Gruevski tani më disa muaj është në Hungari, ku nga autoritetet e atjeshme shumë shpejtë mori azil. (koha.mk)