Shkup, 26 korrik – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së 106-të në të cilën në rend dite janë: ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Ligji për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimi rural, si dhe Propozim ligjet për arsim fillor dhe për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha në lexim të parë.
Mes pikave të seancës për të cilat deputetët do të duhet të prononcohen janë edhe propozim vendimi për dhënie pëlqim për Vendimin statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit Rregullator për strehim, si dhe për kërkesën për interpretim autentik të dispozitave prej disa ligjeve. (koha.mk)