Vendimi i kuvendit bullgar është marrë me 170 vota “pro”, 37 “kundër” dhe 21 “abstenim”. Kuvendi bullgar e votoi propozimin pas disa orësh debat. Ndërsa propozimi francez u miratua edhe me disa propozime tjera nga deputeti Hristo Ivanov dhe Bullgaria Demokratike.
Gjatë debatit u dëgjuan shumë akuza se kush ishte tradhtar dhe kush i mbron interesat kombëtare bullgare.