Dhoma e Komuneve, ku lideri konservator disponon një shumicë të gjerë që prej zgjedhjes më 12 dhjetor, miratoi ligjin për aplikimin e marrëveshjes së divorcit të negociuar me Brukselin, me 358 vota pro dhe 234 kundër në seancën e dytë, shkruajnë mediat kosovare.
Procesi legjislativ do të vazhdojë pas festave, ndërkohë që qeveria pret për një miratim final më 9 janar. Pas pranimit të mbretëreshës do të mbetet vetëm që Parlamenti Evropian ta ratifikojë.