Londër, 15 janar – Kryeministrja britanike Tereza Mej pësoi disfatë në votimin kryesor parlamentar për marrëveshjen e saj me të cilën Britania e Madhe duhej që ta braktiste Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e saj mori 202 vota “pro” përkundër 432 votave “kundër”.
Votimi një herë ishte anuluar në dhjetor pasi që Mej e kërkoi këtë për shkak të mospasjes përkrahje.
Dita e fundit e debatit përfundoi me fjalimin e kryeministres dhe me këmbimin e replikave të ashpra. Mbi 100 deputetë nga Partia Konservative e Mejit pritet që të votojnë kundër marrëveshjes së saj, që edhe parashikon disfatë për kryeministren.
Mej u bëri thirrje deputetëve britanikë të respektojnë rezultatin e referendumit për Bregzit, dhe të votojnë pro marrëveshjes së divorcit të dakordësuar mes saj dhe Brukselit.
Këshilltari i parë i qeverisë, sër Xhefri Kok, tha se nëse marrëveshja e Mej refuzohet, vendin e presin shumë pasiguri. Ai i akuzoi deputetët “se luajnë me jetët e njerëzve”.