Londër, 8 janar – Deputetët britanikë më 15 janar sonte do të votojnë për marrëveshjen e kryeministres britanike Tereza Mej dhe BE-së për Bregzitin, kumtoi sot partia opozitare Laburiste, duke u referuar në planin e paraparë për debat.
Debati pesëditor për marrëveshjen do të fillojë nesër, ndërsa pritet se do të përfundojë me më shumë votime, prej të cilave secila do të mund të jetë vendimtare për shpresat e kryeministres se do të marrë miratim nga Parlamenti ku nevojitet të vazhdojë me zbatimin e planit të vet për Bregzitin.
Mej para dy ditëve deklaroi se nëse Parlamenti nuk e pranon marrëveshjen për Bregzitin, Britania do të gjendet në territor të panjohur.
“Nëse marrëveshja nuk miratohet në votimin e ardhshëm, atëherë në fakt do të jemi në një territor të panjohur. Nuk mendoj se dikush saktë mund të thotë çfarë do të ndodhë lidhur me reagimin që do ta shohim në Parlament”, tha Mej.
Ajo i përgënjeshtroi pretendimet se pas herës së dytë do at shtyjë votimin për marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Evropian.
Britania do të duhej formalisht ta braktisë BE-në në mars të këtij viti.