Londër, 27 nëntor – Anëtarët e parlamentit britanik më 11 dhjetor do të prononcohen nëse e pranojnë marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, kumtoi kryeministrja Tereza Mej.
Dhoma e poshtme do të vendos nëse do të përgjigjet në vullnetin e popullit britanik i cili në referendum u prononcua për Bregzit, ndërsa pas marrëveshjes të cilën Londra dhe Brukseli e arritën të dielën.
Është paraparë para votimit të zhvillohet debat pesëditorë, gjatë të cilës Mej do të përpiqet të fitojë më shumë deputetë nga partia e saj, të cilët tani nuk duan ta mbështesin marrëveshjen.
Lideri i Partisë laburistë opozitare Xheremi Korbin u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër marrëveshjes sepse, sipas tij, ajo paraqet “vetëvrasje kombëtare”. Dhjetëra deputet konservativë paralajmëruan janë kundër marrëveshjes. Unionistët irlandez-verior, të cilët sigurojnë shumicë në Qeverisë, si dhe partitë tjera opozitare, gjithashtu janë kundër marrëveshjes.
Mej ka pesë ditë t’i bindë deputetët se është e pamundur të arrihet marrëveshje më e mirë, ndërsa ministri i Bregzitit Stiven Barkli pranoi se votimi do të jetë sfidë dhe vlerësoi se Britania e Madhe do të jetë “ujëra jo të qetë” nëse Parlamenti voton “kundër”.