Londër, 14 shkurt – Dhoma e Poshtme e Parlamentit britanik me 258 vota “për” dhe 303 “kundër”, e refuzoi dokumentin e ri qeveritar të propozuar për kushtet për Bregzit.
Muajin e kaluar Parlamenti britanik e hodhi poshtë marrëveshjen e propozuar të kryeministres Thereza Mej me BE-në lidhur me Bregzitin, ndërsa më 29 janar e miratoi ndryshimin e dokumentit teknik për Bregzit, me të cilin sanksionohet vazhdimi i negociatave me Unionin për çështjen kyçe, ndërsa ky është problemi me kufirin irlandez.
Paraprakisht, Mej theksoi se më 14 shkurt do të shtrojë edhe një dokument teknik, për të cilin mund të propozohen ndryshime.