Londër, 26 mars – Deputetët britanikë votuan për ta marrë kontrollin nga Qeveria ndaj rendit të ditës në Parlament, me qëllim që nesër të mund të mbajnë seri votimesh për opsionet alternative për Bregzitin.
Ky është akt pa precedent, me qëllim që të sigurojë shumicë për të cilin do opsion për Bregzitin.
Për marrjen e kontrollit ndaj rendit të ditës në Parlament votuan 329 deputetë, ndërsa 302 ishin kundër.
Deputetët do të mund të votojnë për shtatë opsione të ndryshme, duke e përfshirë mbajtjen e referendum të ri, daljen nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje ose me marrëveshje siç e ka Norvegjia dhe me të cilën Britania e Madhe do të kishte qasej deri tek tregu i vetëm i BE-së dhe deri tek ligjet për tregti të lirë. Njëri prej opsioneve do të mund të ishte heqje dorë nga Bregziti.