Deputetët britanik e fillojnë sot debatin dyditor për propozim ligjin i cili mundëson fillim të procesit formal për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Qeveria britanike shpejton ta fillojë këtë proces deri më 31 mars, afatin që vet e vendosi. Qeveria u detyrua të dërgojë deri te parlamenti propozim ligj pasi Gjykata Supreme javën e kaluar vlerësoi se procesi për braktisjen e BE-së nuk mund të fillohet pa votim në parlament. Ministrat në Qeverinë britanike shpresojnë se propozim ligji do të miratohet para skadimit të afatit më 31 mars. Ministri britanik për Bregzit Dejvid Djevis, paraprakisht, gjatë prezantimit të propozim ligjit, theksoi se qytetarët e Britanisë së Madhe kanë vendosur të dalin nga BE-ja dhe se Qeveria është “e vendosur ta përmbush këtë vendimin”. Dejvis shfaqi shpresë se parlamenti do ta respektojë vendimin e popullit britanik dhe shpejt do ta miratojë fillimin e Bregzitit.