Beograd, 6 nëntor – Në Beograd sot u mbajt takim rajonal i Organizatës globale të parlamentarëve kundër korrupsionit (GOPAK), ku pati përfaqësues nga parlamentet e Maqedonisë, Malit të Zi, BeH-së, Moldavisë, Krigistanit dhe Gjeorgjisë. Në takim u tha se “asnjë shtet nuk mundet të luftojë vetë dhe pa ndërlidhje rajonale kundër korrupsionit”. prandaj, avancimi i bashkëpunimit rajonal për shkatërrimin e dukurive negative janë qëllim kryesor i takimit rajonal të delegacioneve të GOPAK.
Liljana Kuzmanovska nga Maqedonia paralajmëroi se edhe parlamenti i Maqedonisë në periudhën në vijim do të ketë për qëllim anëtarësimin në GOPA, sepse siç theksoi, transparenca, përgjegjësia dhe mbikëqyrja ndaj financave publike janë qëllime të secilit shtet.