Bagdad, 27 dhjetor – Deputetët irakianë e shfrytëzuan vizitën e paparalajmëruar të presidentit të SHBA-së, Donlad Tramp në Irak, që të kërkojnë largimin e ushtarëve amerikanë nga vendi.
Deputetët edhe nga pushteti edhe nga opozita kanë kërkuar të votohet në Parlament për dëbimin e ushtrisë së SHBA-së nga Iraku.
Rreth 5.000 ushtarë amerikanë janë stacionuar në Irak, ata janë pjesë e koalicionit i cili lufton kundër Shtetit Islamik.
Trampi dje pa paralajmëruar e vizitoi bazën amerikane në Irak, ku është takuar me ushtarët amerikanë, por nuk realizoi takim me asnjë përfaqësues qeveritarë irakianë.