Omer XHAFERI
Shkup, 29 qershor – Pajisjet urbane në Park Malin e Gazi Babës, vazhdojnë të dëmtohet dhe shkatërrohen. Ndërkohë, deri më tani kryerësit e këtyre veprave nuk janë zbuluar. Së fundmi shënjestër e vandalëve ishte njëra prej pushimoreve, e cila zakonisht shfrytëzohej nga banorët e lagjeve që jetojnë në afërsi të këtij mali. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjet nga autoritet lokale të Qytetit të Shkupit dhe vetë banorët e kësaj ane shkaktuan revoltë në rrjetet sociale, të cilët shpreheshin të zhgënjyer nga vetëdija e ulët dhe ekstremi deri ku mund të shkoj mendja e një qytetari. Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, si investitorë e këtyre pajisjeve urbane duke e komentuar rastin e fundi, tha se këto elemente të parqeve janë ndërtuam me qëllim që të gjithë qytetarët të cilët i vizitojnë vendet e dedikuar për ekskursion në natyrë të kenë në dispozicion këndet për pushim, relaksim dhe kënaqje nga përfitimet që i ofron natyra. Megjithatë, ata nënvizuan se përgjegjësia për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tyre, është e të gjithëve.
Prishja e ulëseve të këtij formati në Malin e Gazi Babës, ndodh në kohë pas shfuqizimit të masave restriktive nga Kovid-19, gjegjësisht pasi që u hoqën kufizimet për lëvizje të lirë të qytetarëve. Mirëpo, edhe para shfaqjes së korona virusit u regjistruan disa raste kur në këtë hapësirë rekreative u dogjën dhe shkrumbuan disa pajisje urbane. Diçka më serioze ndodhi edhe vitin e kaluar kur sipas gjendjes faktike në terren, në mënyrë të organizuar ishin dëmtuar dhjetëra pajisje për ushtrime dhe pushim.
Kjo situatë po përcillet edhe nga Qyteti i Shkupit, të cilët ashpër i dënojnë sjelljet e tilla. Nga atje thonë se ky rast është paraqitur në polici.
“Qyteti i Shkupit është duke hartuar një plan për ngritjen e sigurisë te pajisjeve urbane për tërë qytetin. Jemi ne pritje edhe te aprovimin e ligjit për policinë komunale, qe do te na lehtësonte dhe përshpejtonte procedurat”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Ndryshe, nisma për themelimin e policisë komunale një Shkup është një iniciativë të cilët pushteti lokal në kryeqytet e ka filluar që moti, mirëpo deri më tani kjo ide nuk është trajtuar seriozisht nga niveli qendror. Përpos shqyrtimit në disa ministri, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, fare nuk në seancat të saj nuk e ka diskutuar këtë propozim të Qytetit të Shkupit. Nga kryeqytet përreth në shërbimet e policisë komunale mbështet qytete si Beogradi dhe Tirane, po ashtu edhe Selaniku. Përpos ruajtjes së të mirës publike, vendosjes së rendit me parkingjet, lirimin e trotuareve dhe kujdesin për ambientin, fushëveprim i policisë komunale do të ishte edhe mbikëqyrja e turizmit në kryeqytet, ngjashëm si funksionon njëri prej qyteteve më moderne në botë, ai i Milanos. (koha.mk)