Nëna e Cristiano Ronaldos nuk ka nisur edhe aq mbarë vitin 2017. Dolores Aveiro është fotografuar teksa ka parkuar makinën e bardhë luksoze, që ia bëri dhuratë i biri më 31 dhjetor 2015, me rastin e ditëlindjes së saj të 61-të. Fat i keq është se policia e kapi dhe ka konstatuar parkim të gabuar, ndaj e ka këshilluar nënën e CR7 të gjejë vend tjetër, shoqëruar me një gjobë 30 euroshe. Incidenti, nëse mund ta quajmë kështu, ndodhi në Funchal, Madeira, në afërsi të “Pestana Hotel CR7”, kur Dolores Aveiro po tentonte të parkonte makinën. Policia është gjendur menëjeherë aty, duke e gjobitur mamanë e yllit të Real Madridit në ditën e parë të Vitit të Ri 2017. Fotoja dhe informacioni në fjalë është publikuar nga e përditshmja “Correio da Manha”. Shifra e gjobës, 30 euro, nuk është asgjë për Dolores, e cila duket në foto me humor të mire. Ndoshta fakti se ishte pikërisht një ditë pas ditëlindjes së saj bëri që gruaja të mos jetë e zemëruar me policinë, e cila në fillim hezitoi për ta ndëshkuar, por pastaj ia bëri “dhuratë” gjobën për parkim të gabuar pranë një xhamie.