Dy kate të një parkingu gjigant në Nju Jork janë përfshirë nga flakët duke shkatërruar makina të shumta.
Zjarrfikësit po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët në nivelin e “alarmit të shtatë”, që kanë përfshirë të gjithë Qendrën Tregtare Kings Plaza. Qendra është evakuuar.
Tymi i zi masiv shihet duke dalë nga parkingu në Brooklyn.
Zjarri shpërtheu rreth orës 09:00 me orën lokale. Rreth 20 njësi zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.
Dy persona janë duke u trajtuar për lëndime, ndërsa 15 zjarrfikës janë duke u trajtuar për shkak të thithjes së tymit.
Videot e ngarkuara në mediat sociale tregojnë re të zeza tymi që dalin nga parkingu.