Shkup, 30 nëntor – Gjatë fundjavës, 665 automjete e kanë shfrytëzuar parkingun në Vodno, sipas numrit të mesazheve SMS të dërguara, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nga Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” dhe Qyteti i Shkupit theksuan se parkimi në zonë i parkingjeve në Vodno të Mesme u vendos si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mundësuar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur mali Vodno është më e vizituar.
“Parkingu paguhet gjatë festave shtetërore dhe për fundjavat nga ora 09:00 deri në ora 16:00. Çmimi për orën e parë të parkimit është 100 denarë, ndërsa për çdo orë tjetër 50 denarë. Sinjalizimi i duhur horizontal dhe vertikal është vendosur në parkingje, si dhe tabela informacioni. Parkimi është falas për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për autobusët turistikë, ndërsa parkimi në gjelbërime sanksionohet”, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të mbajnë gjelbërimin dhe vendet e tjera publike dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në vendet e shënuara për parking. (koha.mk)