Sorentino (2013).
Shkup, 16 shkurt – Ekipet e ndërmarrjeve publike “Parqe dhe gjelbërime” dhe “Parkingu i qytetit” nesër do të zbatojnë aksion për krasitjen e degëve në parkingje të hapura në shumë lokacione të komunës Qendër. Për këtë, këto parkingje do të jenë të mbyllura, ndërsa banuesit dhe subjektet juridike gjatë ditës mund të parkohen në garazhin në kate tek “Beko”.
“Aksioni zbatohet për shkak të mundësimit të dukshmërisë më të madhe të shoferëve, lirim i sinjalizimit rrugor dhe dukshmëri më e madhe dhe siguri në komunikacion”, kumtoi Qyteti i Shkupit.
Krasitja e degëve do të zbatohet në parkingun A5 (rr. “Orce Nikollov” nr.20, 29 dhe pa numër, rr. “Skopska” nr.9), parkingu A6 (rr, “Maksim Gorki” nr.1, 3, 3a, 5, 7, 8a, 9, 10, 11, 14, 16, 16a, 17, 18, 19, 20 dhe 21 “Osma udarna brigada” nr. 20, 20a, 20b, 24 dhe 31a, “Vasil Glavinov” nr.7a dhe 7b, “Skopska” nr.9, 9 a, 15 hyrja 1 dhe 2, “Lermontova” nr.3 dhe “Nikolla Valxharov” nr.2, 8 dhe 18). Në parkingun A1 (bulevardi “VMRO” nr 1 hyrja 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe nr.3) dhe në parkingun A3 (rruga “Dame Gruev” nr.7 blloku 4 me hyrjet nga 2 deri në 9 dhe rruga “Velko Vllahoviq” nr.21 dhe 23).