Paris Sen-Zhermeni do të pres kampionin e Gjermanisë, Bajern Munih në kuadër të Ligës së Kampionëve. Dy skuadrat do të luftojnë për pozitën e parë në Grupin B. Në ndeshjet e para, Bajerni mposhti në shtëpi 3:0 Anderlehtin, ndërsa PSZH-ja shkatërroi si mysafirë Seltikun, duke e mposhtur 5:0. Në ndeshjen e dytë në Grupin B, parisienët janë favorit për të triumfuar të paktën sipas bastoreve sportive.
Ndryshe, skuadra gjermane do të jetë e dobësuar në portë, pasi ka thyer këmbën e majtë, ndërsa duke marr parasysh lëndimin, Bajerni ka regjistruar në UEFA, portierin Tom Stark, i cili ishte pensionuar nga futbolli këtë muaj. Stark ka qenë pjesë e Bayernit në pesë vitet e fundit, duke luajtur vetëm 10 ndeshje.
Në anën tjetër atmosfera në radhët e PSZH-së është shumë e mirë. Derisa, njëri prej yjeve të skuadrës franceze, Julian Draksler ka premtuar spektakël në sulm. “Ne do të dhurojmë spektakël në sulm me PSZH. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Kjo është hera e parë që luaj ndaj Bajernit me një skuadër që nuk është inferiore ndaj tyre”, tha Draksler.
Takimi tjetër që zgjon interesim është ai mes Sportingut dhe Barcelonës. Trajneri i katalunasve, Ernesto Valverde, për këtë ndeshje i ka lënë në shtëpi Alkaser, Vermalen dhe Arda Turan, ku ky i fundit është i lënduar, derisa në ekip janë rikthyer Deulofeu dhe Semedo.
Ndryshe, kjo ndeshje do të jetë e veçantë për mbrojtësin, Xheremy Metju, që do të luajë kundër ish-skuadrës që veshi fanellën për 3 sezone, duke bërë 94 paraqitje. Metju ka thënë se ka respekt për Barcelonën, por do të festojë nëse shënon gol vetëm për shkak të trajtimit që i është bërë nga numri një i klubit, Josep Bartomeu.
“Nëse shënoj? Kam shumë respekt për ish-shokët e skuadrës dhe tifozët. Por nëse festoj, do të jetë për shkak të Bartomeus dhe Robert Fernandezit, për mënyrën se si më kanë trajtuar ata – ka qenë shumë e vështirë për mua”, deklaruar francezi.
Ndërkohë, kjo ndeshje do të jetë e veçantë për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez. Ky i fundi është në kërkim të golit të parë në Ligën e Kampionëve pas dy viteve pritje, shkruan “Mundo Deportivo”. Golin e fundit Suarez e ka shënuar me 16 shtator të viti 2015 në ndeshjen ndaj Romës. Suarez në ndeshjen ndaj Gironas ka regjistruar paraqitjen e 100 për Barcelonën në La Liga. Në ndeshjet tjera, Juventusi do të presë Olimpiakosin, ku “zonja” shihet si favorite absolute për tre pikët e para duke marr parasysh se në xhiron e parë pësoi disfatë të thellë prej 3-0 nga Barcelona.
Te skuadra italiane janë të vetëdijshëm se ndaj grekëve duhet të tregohet forca e tyre, gjë të cilën nuk kanë arritur ta bëjnë ndaj Barcelonës. “E dinim që do të ishte e vështirë të luanim në Barcelonë, por tani është e rëndësishme të tregojmë forcën në shtëpinë tonë”, ka thënë Daglas Kosta.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë, në përjashtim të sfidës Karabak – Roma e cila zhvillohet në ora 18:00, do të zhvillohen në terminin e zakontë në ora 20.45.
Grupi A
Bazel – Benfika
CSKA M. – Mançester J.
Grupi B
Anderleht – Seltik
PSZH – Bajern M.
Grupi C
Karabag – Roma
Atletiko M. – Çellsi
Grupi D
Juventus – Olimpiakos
Sporting – Barcelona