Rajoni i Parisit do të bëhet zonë me emitim të ulët të gazrave nga vera e ardhshme, ku do të ndalohen veturat e vjetra me naftë, raporton Reuters.
Këshilli i Metropole du Grand Paris ka treguar nëpërmes twitterit se ka votuar pro ndalimit të veturave me naftë të prodhuara para 31 dhjetorit të 2000-ës nga rrugët A86, ku përfshihet Parisi me 79 komuna përreth saj, një regjion me 6.61 milionë banorë, transmeton koha.net.
Këshilli planifikon që gradualisht të shtrëngojë rregulloren si synim që në të ardhmen të lejojnë vetëm vetura elektrike apo që përdorin hidrogjenin si karburant që nga 2030-ta.
Në qendër të Parisit, veturat me naftë të prodhuara para 2000-ës janë ndaluar që nga korriku i 2017-ës.
15 zona metropolitane të Francës, përfshirë Lyon, Nice, Aix-Marseille e Toulouse gjatë muajit të kaluar janë pajtuar për të forcuar ligjet ndaj emitimit të gazrave nga 2020-ta.