Mançester Siti po frikësohet se Paris Sen-Zhermen mund t’ia rrëmbejë Aleksis Sançezin. Thuhet se edhe Pep Guardiola ka filluar të frikësohet se nuk do të mundë ta transferojë sulmuesin nga Kili, i cili në fund të sezonit është lojtar i lirë. Thuhet se Paris Sen-Zhermeni është i gatshëm t’i ofrojë ish-anëtarit të Barcelonës një pagë më të madhe sesa i ka ofruar Siti (275 mijë funte në javë i ka ofruar Siti).
Madje, klubi nga Parisi i ka premtuar Sançezit se do t’ia paguajë edhe taksat. Pas transferimit të Nejmarit dhe Mbappes, klubi nga Parisi dëshiron që në ekip ta transferojë edhe Sançezin. Kurse, Mançester Siti i kishte ofruar 60 milionë sterlina Arsenalit për kilianin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por që ishte refuzuar nga kubi londinez.