Vajza e Michael Jackson nuk do të bëhet këngëtare, pasi Paris ka vendosur që t’i bashkohet njërës prej agjencive më të njohura të modës. Kështu ajo ka vendosur që të dal në dritë duke gjetur veten në profesionin që e pëlqen. 18-vjeçarja ka zgjedhur për të nënshkruar me agjencinë e top modeleve, IMG Models. Kujtojmë se për këtë firmë punojnë modelet e famshme si Gisele Bundchen, Alessandra Ambrosio dhe motrat Hadid – Bella dhe Gigi.