Së paku 44 persona janë arrestuar në protestat e sotme të “jelekëve të verdhë” në Paris dhe gjatë përleshjeve me policinë.
Cak i protestave përsëri ishin shitoret e mallrave luksoze në afërsi të Portës Triumfale, ndërsa përleshjet me policinë ndodhën kur protestuesit filluan që të gjuajnë bomba me tym dhe gurë ndaj nëpunësve të policisë.
Policia ka përdorur topa me ujë që të largojë protestuesit më agresiv të locuar mes shitoreve të Kartie dhe Mon Blan, ndërsa ka përdorur edhe gaz lotsjellës.
Protestuesit dogjën guma të automobilave dhe thyen vitrinat e dyqaneve, para së gjithash shitore luksoze si Kenzo dhe Lakosta.
Kjo është java e 18-të, e protestave të “jelekëve të verdhë” kundër politikës së presidentit Emanuel Makron. (koha.mk)