Paris, 16 tetor – Policia franceze sonte qëlloi për vdekje një burrë, i cili më parë kishte sulmuar një person tjetër me thikë afër Parisit dhe ia kishte prerë kokën.
Një prokuror për anti-terrorizëm deklaroi se hetohet sulmi që ka ndodhur në lagjen Konflan Sent-Onorin, periferi në veriperëndim të Parisit. Sulmuesi është plagosur rëndë.
Një burim policor theksoi se dëshmitarët okularë dëgjuan sulmuesin duke bërtitur “Allahu Ekber” (Zoti është i madh).
Mediat franceze raportojnë se viktima ishte një mësues në një shkollë lokale dhe sulmuesi ishte prindi i një nxënësi. Policia nuk i ka konfirmuar ende akuzat e këtilla.