Paratici: Nuk kemi menduar kurrë për rikthimin e Pogbasë te Juventusi

0

Pas një morie aludimesh mbi ribashkimin e francezit Paul Pogba me Juventus, Drejtori Sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici ka treguar se cilat janë shanset që kampioni i botës të rikthehet në Torino. Mesfushori i Manchester United ka qenë në qendër të spekulimeve, duke e lidhur atë me një largim nga “Old Trafford”. Dhe Juventus do të ishte një prej favoriteve për të blerë mesfushorin francez, që nxori më të mirën e tij përpara transferimit rekord botëror të realizuar në vitin 2016.

“Ne e duam Paul Pogba. Kemi një marrëdhënie fantastike me atë. Por nuk kemi menduar kurrë për rikthimin e tij te Juventus dhe as nuk do ta mendojmë atë”, deklaroi drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Paratici. Bardhezinjtë po përjetojnë aktualisht një start spektakolar të sezonit, duke regjistruar plot 10 fitore në 10 ndeshje në Seria A dhe Champions League. Ndërkohë, marrëdhënia e Pogba me trajnerin Mourinho te Manchester United është gjithmonë e më e acaruar, ndonëse francezi ka edhe dy vite të mbetura kontratë me “Djajtë e Kuq”.

Comments are closed.