Shkup, 27 gusht –Shteti do të kthejë 70 milionë euro në Bankën e Këshillit të Evropës, që u dedikuan për projektin për ndërtimin e Qendrës klinike dhe nga shtatori së bashku me këtë institucion dhe ekspertët e Komisionit Evropian do të fillojë të punohet në gjetjen e zgjidhjes për Qendrën klinike që do të japë shërbim bashkëkohor shëndetësor në një vend.
Kjo u theksua në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet në të cilin në lexim të parë u pranua Propozim-Ligji për ndryshim të Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë tek Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financimin e Projektit për ndërtimin dhe modernizimin e Qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup dhe Spitalin rajonal klinik në Shtip.
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski theksoi se paratë do të kthehen “pa e detyruar vendin që të paguajë penallti apo mjete shtesë”. Ai sqaroi se marrëveshja është arritur në 97 milionë euro, nga të cilat 70 milionë janë për Qendrën klinike në Shkup dhe të cilat do të kthehen, ndërsa 27 milionë janë dedikuar për Spitalin klinik në Shtip dhe ai projekt po realizohet.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, mjetet kthehen sepse me ndërtimin e Qendrës klinike në Shkup nuk është mundur të jepet shërbim bashkëkohor shëndetësor dhe se nuk ka pasur zgjidhje të mirë për qarkullim.
“Që të japim shërbim bashkëkohor shëndetësor duhet të kemi sistem të integruar dhe kjo do të thotë që gjithçka të jepet fizikisht në një objekt, gjithçka duhet të vendoset në një vend, që të shkurtohet koha e dhënies së shërbimit dhe të gjithë mjekët të jenë të pranishëm në një vend që të mund të zvogëlohen e dhe komplikimet. Tani pacientët transportohen me karroca nga njëra anë në tjetrën dhe kjo do të mbetej ashtu sepse shumica e ndërtesave do të mbeteshin, si kardiologjia, gjinekologjia, spitali infektiv, maksilofacialja… dhe do të mbetej koncepti i transportimit të pacientëve”, theksoi Filipçe.
Sipas tij, realizimi i këtij projekti, nga aspekti financiar, do të thoshte vetëm fillim i një ciklit të ri të investimeve sepse sërish nuk do të zgjidhej çështja dhe në mënyrë klinike do të mbeteshin jashtë dhe tani janë për rikonstruim.
“Sërish, theksoi, do të bëhej një koncept në të cilin nuk do të mund të japim shërbim bashkëkohor shëndetësor”.
Paralajmëroi se nga muaji shtator fillojnë mision që do të zgjasë dy deri në tre muaj dhe se në bazë të analizës do të dihet çfarë Qendre klinike do të jetë e nevojshme në kuptim të vëllimit, dimensionit, numrit të shtretërve me të cilat disponon, tani jo vetëm në Shkup, por edhe në tërë shtetin dhe në bazë të shfrytëzimit të tyre, si dhe numrin e mjekëve me të cilët disponon.
Sipas tij thelbi nuk qëndron tek ajo nëse pengohet një projekt i mirë, duke theksuar se huaja është dhënë pa analizë adekuate shëndetëso