Tashmë është bërë pamje e përditshme në qendër të Shkupit, por edhe në Qendrën e vjetër Tregtare në shesh të shohim dyqane të shumta të mbyllura që jepen me qira. Kjo tregon se, tregtia e vogël tashmë është në rrezik, ndërsa edhe shumë biznese tjera rrezikojnë mbylljen. Të paktë janë edhe ata që do të rrezikonin të hapin biznese dhe harxhojnë kursimet
Omer XHAFERI
Shkup, 14 gusht – Në Maqedoni, sipas statistikave të vendit, në qershor ka pasur një rënie të vëllimit të tregtisë me pakicë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në tregtinë me pakicë, në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj në 2019, parë nga grupe dhe klasa, është vërejtur rënie e qarkullimit dhe tregtisë në ushqime, pije dhe duhan me 7.4 për qind, në tregtinë me pakicë tek produkte joushqimore rënie prej 3.5 për qind, si dhe rënie në tregtinë e karburanteve prej 5.4 për qind. Tregtarët vendas kanë pikëpamje të ndryshme për ringjalljen e ekonomisë, përkatësisht konsumin. Derisa disa thonë se në muajt e verës ka më shumë lëvizje dhe kërkesë më të madhe, të tjerët theksojnë se interesi është përmirësuar pak në krahasim me periudhën kur ishin në fuqi masat kufizuese për mbrojtje nga virusi korona.
“Qarkullimi në nivel global është i ngjashëm me vitin e kaluar në muajt e verës. Në përgjithësi, në vendin tonë, duke pasur parasysh që ne ofrojmë produkte shtëpiake, produkte që janë harxhuese dhe që ndryshojnë më shpesh, kërkesa u mbajt pothuajse gjatë gjithë periudhës pasi rasti i parë i koronavirusit në vend u përcaktua në një nivel të ngjashëm si më parë. Vihet re se në dy muajt e fundit, pas rritjes së numrit të të infektuarve, nuk ka shumë vizitorë. Kemi më pak vizita, por xhiroja është e njëjtë, sepse më parë kishte më shumë klientë që duan të shohin, të pyesin, dhe tani shumica vijnë me një kërkesë specifike dhe të bëjnë një xhiro”, thotë Katerina D., shitëse e produkteve shtëpiake në një Qendër Tregtare në Shkup.
Nga ana tjetër, shitëset në dyqanet fqinje të veshjeve tregojnë se qarkullimi është shumë i vogël, por që vizitat në dyqan gjithashtu janë ulur ndjeshëm. “Kemi shumë pak klientë, ka ditë kur askush nuk hyn në dyqan. Në muajt e parë kur u shfaq virusi, dyqani ishte mbyllur, por që nga hapja e tij një muaj më parë, interesi është shumë i vogël, madje kam frikë se do të më duhet ta mbyll plotësisht, nëse situata nuk përmirësohet”, thotë një pronar i një dyqani për veshje për fëmijë dhe të rritur. Ai tregon se përkundrë lirimit të madh që ka bërë për veshjet, sërish mungojnë blerësit
“Hyn, pyesin dhe kaq. Nuk ka interesim dhe punë siç kishim dikur. Me të vërtetë jemi të rrezikuar. Jemi të detyruar të lëshojmë çmimet edhe më pak sesa i kemi blerë, vetëm e vetëm të heqim mallin nga dyqani”, ankohet ai. Tashmë është bërë pamje e përditshme në qendër të Shkupit, por edhe në Qendrën e vjetër Tregtare në shesh të shohim dyqane të shumta të mbyllura që jepen me qira. Kjo tregon se, tregtia e vogël tashmë është në rrezik, ndërsa edhe shumë biznese tjera rrezikojnë mbylljen. Të paktë janë edhe ata që do të rrezikonin të hapin biznese dhe harxhojnë kursimet. (koha.mk)