Një oficer i pensionuar nga marina e Greqisë e parashtroi padinë e parë private kundër personave përgjegjës për zjarrin e madh që e përfshiu pjesën lindore të Atikës më 23 korrik.
Panajotis Satamatis ka parashtruar padi kundër të gjithë përgjegjësve përfshirë edhe ministra, të punësuar nëpër ministri, përfaqësues zyrtarë të Atikës dhe të tjerë.
Ka kërkuar nga gjykatat të hetojnë nëse mundet të parashtrohen padi për vepra serioze penale, përfshirë edhe vrasje, zjarre dhe shkelje të dispozitave ndërtimore që rezultoi me raste të vdekjes dhe mospërfillje të detyrave.
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot e vizitoi për herë të parë pas tragjedisë qytetin Mati në të cilin të paktën 91 persona e humbën jetën. Zjarri shpërtheu të hënën më 23 korrik rreth 30 kilometra në lindje të Athinës. Njëzet e pesë njerëz ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa 28 trupa duhet të identifikohen.
Ciprasi mori përgjegjësi politike për fatkeqësinë dhe premtoi një sërë ndryshimesh mes të cilave edhe çrrënjosjen e ndërtimit ilegal dhe ndërtimin e rrezikshëm që konsiderohet se ka pamundësuar njerëzit të gjejnë dalje nga stihia e zjarrit.