Shkup, 25 qershor – Prokuroria Themelore Publike Kërçovë kumtoi se ka parashtruar aktakuzë kundër personi i cili në opinion njihet si “El Çeka” për vepër të bërë penale “përgjim të paautorizuar dhe audio incizim”, njofton Koha.mk
“I akuzuari nga fundi i muajit maj të këtij viti, nga profili i rrjetit sociale, duke u prezantuar si ‘El Çeka’ ka publikuar shumë audio biseda të përgjuara telefonike të disa personave. Me këtë i akuzuari u ka mundësuar shfrytëzuesve të rrjetit social dhe personave të tjerë të paftuar të njihen me përmbajtjen e audio bisedimeve të incizuara”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.
Kohën e fundit, siç është theksuar në kumtesë, kjo dukuri e publikimit të bisedimeve të përgjimeve të paautorizuara është e shpeshtë.
“Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon se çdo publikim i bisedimeve të paautorizuara të përgjuara është vepër penale në pajtim me nenin 151 paragrafi 2 nga Kodi penal, në të cilin është përshkruar dënim me burg prej 1 deri në 5 vite burg për secilin që ‘do t’i mundësojë personit të paftuar të njihet me bisedë ose deklaratë e cila është përgjuar ose është incizuar’. Këto dukuri Prokuroria Publike i ndjekë me kujdes dhe vepron në pajtim me kompetencat e veta”, theksohet në kumtesë. (koha.mk)