Shkup, 28 nëntor – Mot të ftohtë dhe me erë si dhe reshje të dobëta të borës parashikon për sot dhe nesër Enti Hidrometeorologjik i Shkupit.
Temperaturat minimale lëshohen deri minus 10 nesër, ndërsa ato gjatë ditës do të sillen prej 3 deri 8 gradë.
Valë e re lagështisë pritet të enjten kur priten më shumë reshje shiu, në vendet më të larta do kemi edhe borë.
Të premten temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero.