Shkup, 16 shtator – Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë. Të martën do të ketë rritje të vranësirave ndërsa deri në fund të javës temperaturat e mëngjesit do të kenë rënie të butë, informon Koha.
Moti nesër (e hënë) do të jetë me diell dhe vranësira mesatare me temperaturë të mëngjesit prej 6 deri 18, ndërsa maksimalja e ditës do të jetë prej 26 deri 33 gradë Celsius. UV =6.
Në Shkup, pritet mot me diell me vranësira të ulëta dhe temperaturë prej 11 deri 31 gradë.