Shkup, 29 tetor – Moti do të jetë kryesisht me diell, me temperaturë të mëngjesit prej minus 3 deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 12 në 20 gradë.
Pasdite do të rriten vranësirat. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore erë e përforcuar perëndimore, posaçërisht në male. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë përsëri masë të ftohtë ajrore nga veriu me erë të përforcuar veriore, ndërsa në pjesët veriore dhe perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, në male të borës, por nuk pritet që reshjet të jenë të mëdha.
Në Shkup, paradite mot me diell, pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut dhe do të fillojë të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura do të lëviz prej dy në 18 gradë.
Nesër gjatë ditës vranësirat do të ulen, ndërsa nga e marta moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në shumicën e vendeve do të bien nën zero.