Shkup, 29 tetor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 36 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Të mërkurën vranësira do të rritet. Ndryshim të motit me ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës do të ketë të enjten dhe në ditët në vijim, kur do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe më ftohtë me reshje të shiut. (koha.mk)