Shkup, 17 tetor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri 10, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri 30 gradë Celsius. Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri nëntë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 28 gradë Celsius.
Vazhdon periudha e motit të ngrohtë me temperatura mbi mesatare ditore për këtë periudhë të vitit. Të premten dhe të shtunën në disa vende do të ketë vranësira të rritura dhe kushte për të reshura të dobëta lokale të shiut. (koha.mk)