Shkup, 16 nëntor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira mesatare, nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Nën ndikimin e valëve të lagështa nga e hëna deri të mërkurën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme.(koha.mk)