Shkup, 15 nëntor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare lokale dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 20 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët mesatare lokale dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Të dielën nga fundi i ditës priten reshje të reja të shiut. (koha.mk)