Parashikimi i motit për sot

Shkup, 14 nëntor – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të shkurtër lokal. Në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me kushte të shiut të shkurtër lokal dhe me kushte për mjegull në mëngjes. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.

Deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Të dielën nga fundi i ditës priten reshje të reja të shiut. (koha.mk)