Shkup, 23 janar – Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Më shumë reshje do të ketë pasdite dhe gjatë natës drejt të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy e deri gjashtë gradë, ndërsa ajo ditore prej dy e deri në tetë gradë.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Më shumë reshje priten pasdite. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë.
Gjatë javës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës në vendet më të ulëta dhe vetëm borë në zonat malore. Kohë pas kohe reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore ku në zonat malore shtresa e borës do të rritet. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi juglindor