Shkup, 25 shtator – Deri të shtunën moti pritet të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell me rritje të temperaturave ditore, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nesër do të vazhdojë të fryjë erë mesatare deri e përforcuar me drejtim veriperëndimor. Në Mavrovë nesër DPHM-ja parashikon që temperatura më e ulët të arrijë në zero, ndërsa temperatura më e lartë do të jetë nëntë gradë në Gjevgjeli. Temperatura ditore do të lëvizë nga 18 deri në 22 gradë. Në Shkup temperatura nesër do të jetë prej 3 deri në 18 gradë celsius.
Të enjten dhe të premten temperatura më e ulët jetë një gradë nën zero, ndërsa ajo më e larta do të jetë 24 gradë (të enjten) dhe 26 gradë (të premten).
Nga e diela, informojnë nga DPHM-ja, do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me shira të përkohshëm lokalë.